Tuesday, 19. May 2026
Sport

Shoqata e trajnerëve në Itali jep alarmin, nënkryetari Perondi: Po vdesin në fushë, lojtarët duan pushim

GS 04/11/2023 1 Min. Lesezeit

Françesko Perondi, nënkryetar i AIAC (shoqatës së trajnerëve), edhe për trajnerët atletikë ka një ide, provokuese deri diku. “Besoj se duhet t’i vendosim një kufi angazhimit të vazhdueshëm të një futbollisti.

PERONDI

Një numër i caktuar ndeshjesh radhazi, duhet të jetë e detyrueshme që të lejohen dy ose tri ditë pushimi. Në ditët e sotme luhet me më pak se katër ditë ndërmjet një ndeshjeje e një tjetre, duke i ekspozuar lojtarët ndaj një norme më të lartë dëmtimi.

Mjedisi e ndërlikon jetën e lojtarëve dhe futbolli kërkon gjithmonë nivel sforcoje të lartë, pa llogaritur rikuperimin”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: