Kampionati sapo ka filluar, por Xhani De Biasi e ka identifikuar tashmë Interin si favorit në garën për titull. Këtë ka theksuar ish-trajneri i Kombëtares gjatë transmetimit të “Cose di Calcio”.
“Besoj se në përgjithësi kampionati është i bukur sepse është i hapur, nëse nuk ka një ekip që dominon në një mënyrë të pabesueshme është shumë më interesante për të gjithë. Unë shoh një ekuilibër të madh në krye.
Për mua skuadra favorite është Interi, ndoshta vetëm fakti i rrugëtimit si vitin e kaluar deri në finalen e Ligës së Kampioneve mund të dëmtojë, në thonjëza, rrjedhën e tyre në Serinë A.
Gjithsesi urojmë që çdo ekip italian të mbërrijë sa më larg të jetë e mundur”, tha trajneri aktual i Azerbajxhanit që u ndal edhe te merkatoja.
“Këtë sezon ata arritën të shtonin disa pjesë interesante, një prej tyre ishte Turam dhe duken të plotësuar. Dy vite më parë hodhën poshtë një kampionat që mund ta kishin mbajtur në duar deri në fund. Por unë mendoj se është një ekip që ka shumë cilësi, personalitet dhe ka lojtarë që mund ta zgjidhin ndeshjen në çdo moment. Mendoj se do të jetë argëtuese ta shohim Interin deri në fund të kampionatit”, përfundoi italiani.