Inter nuk ka të ndalur, zikaltrit transferojnë yllin për të cilin po flet e gjithë Italia.
Inter ka gati goditjen e madhe.
Interi duket se ka nisur të mendojë menjëherë për merkaton e verës, me Marotën dhe Ausilion që po bëjnë gati listën e transferimeve.
Emri i parë në listë është mesfushori që po shkëlqen me Monzën në Serinë A, Andrea Colpani.
Mesfushori po bën mjaft mirë këtë sezon duke marrë vëmendjen e shumë gjigandëve në Itali, por duket se në “pole position” është Interi.
Colpani ka realizuar 5 gola në 11 ndeshje të luajtura këtë sezon, ndërsa vlera aktuale në treg është 10 milionë euro.
Kontrata e Colpanit me Monzën skadon në vitin 2028 dhe për kartonin e tij Inter do të paguaj 20 milionë euro.