Tuesday, 19. May 2026
Sport

Luhet “Der Klassiker” në Bundesligë, publikohen formacionet zyrtare të Borusia Dortmund-Bajern Mynih

GS 04/11/2023 1 Min. Lesezeit

Kampionati gjerman i futbollit sheh sot në skenë një nga ndeshjet më të përjetuara të tij, sfidën mes Borusia Dortmund dhe Bajern Mynih. Dy rivalët e vjetër përballen në “Der Klassiker” me ekipet që janë vënë në ndjekje të Bajer Leverkusenit të shkëputur në krye.

borusia bajern

Në formacionet zyrtare të sfidës bie në sy se vendasit rreshtohen me tredhëmbëshin Malen-Fyllkrug-Rojs. Ndërsa Tuhel përgjigjet me treshen Sane-Musiala-Koman pas krahëve të Kejn.

FORMACIONET ZYRTARE

Borusia Dortmund (4-3-3): Kobel; Volf, Humels, Shloterbek, Rajerson; Sabitzer, Ozçan, Brandt; Malen, Fyllkrug, Rojs

Bajern Mynih (4-2-3-1): Nojer; Mazraui, Upamekano, Min-jae, Dejvis; Laimer, Goretzka; Sane, Musiala, Koman; Kejn.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: