• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Inter Miami do të organizojë një ndeshje speciale për nder të Lionel Messit

04/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ylli i madh i futbollit botëror, Lionel Messi do të luajë për Inter Miami pas përfundimit të sezonit, pasi klubi MLS njoftoi një ndeshje miqësore për nder të fitimit të tij të fundit të “Topit të Artë”.

Legjenda e Argjentinës festoi të hënën një “Top të Artë” të tetë mahnitës pas bëmave të tij për Paris Saint-Germain dhe ekipin kombëtar. Klubi i tij aktual Inter Miami zbuloi të premten, se ata do të luajnë një tjetër ekip të Konferencës Lindore, New York City, në një “mbrëmje plot festime” më 10 nëntor.

Vendimi për të nderuar Messin do të thotë se tifozët e Inter Miami do të mund ta shohin 36-vjeçarin në veprim, gjë që dukej e dyshimtë në fillim të kësaj jave. 

Klubi i David Beckham u detyrua të tërhiqej nga turneu i tyre në Kinë të mërkurën, për shkak të “çështjeve tregtare dhe burokratike” të dukshme, me vendin në kalendar të mbushur tani me “natën e Artë” të ardhshme.

Që kur u transferua te Inter Miami në korrik, Leo Messi ka shënuar 11 gola dhe tetë asistime në 14 ndeshje në të gjitha garat, duke përfunduar i dyti në renditjen e debutuesve të vitit në MLS, pavarësisht se luajti vetëm gjysmën e sezonit.

Next Post

Cilat do të jenë deytrat e Ibrahimovicit në rolin e shumëpërfolur te Milani

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.