• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Pas një zhgënjimi si ky është më mirë të ndeshesh me PSG-në”, Pioli: Situatë shqetësuse, ja çfarë nuk shkoi ndaj Udinezes

04/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Milani po kalon një krizë rezultatesh në këto javë, teksa u mposht nga Udineze në shtëpi me rezultatin 0-1, duke tronditur ndjeshëm pozitat e trajnerit Pioli, që tashmë duhet të mendojë për duelin në mesjavë ndaj PSG-së i vlefshëm për grupet e Champions-it. Në prononcimin e dhënë për “Sky Sport”, pas humbjes ndaj Udinezes, trajneri kuqezi ndër të tjera deklaroi:  

pioli

“Sot nuk luajtëm lojën që donim të luanim. Ne luftuam dhe humbëm qartësinë dhe cilësinë. Shumë konfuzion këtë mbrëmje. Duhet të shqetësohemi për rezultatet dhe ndeshjen e sonte. Është e qartë se nuk shkoi siç duhej. Nuk ishte një performancë e mirë. Ne duhet ta kthejmë situatën menjëherë në rrugën e duhur. 

Mirë a keq, duhet të përballemi me ta dhe kemi vetëm një rezultat. Do të duhet të luajmë një ndeshje të shkëlqyer në të gjitha aspektet sepse do të përballemi me një kundërshtar të fortë. Pas një zhgënjimi si ky është më mirë të kesh një ndeshje si kjo. 

Probleme brenda ekipit? Besoj se shumë biseda që bëhen dhe me të drejtë janë pothuajse të gjitha për rezultatet. Deri para dhjetë ditësh askush nuk fliste për mungesën e klubit apo se Pioli ishte vetëm. 

Unë fokusohem në fushë dhe sigurisht që mund të bëjmë më mirë atje. Unë fokusohem në nivelin e lojës që duhet të përmirësohet dhe që nuk mund të jetë i njëjtë si sonte. 

Sa për pjesën tjetër, ju e dini se si mendon Zlatan, si po punon klubi për mua. Unë kam gjithçka për të punuar mirë dhe nëse rezultatet nuk vijnë do të thotë se duhet të punoj më mirë dhe se përgjegjësitë janë të miat”, deklaroi Pioli.  

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Fluminense në histori, fiton Copa Libertadores, lot nga Boca Juniors

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.