Stadiumi “San Siro” ka përcjellë mes vërshëllimave nga fusha e lojës lojtarët e Milanit, sot, pas një ndeshje që konfirmoi edhe një herë momentin “jo” të skuadrës së Stefano Piolit. Ajo është mundur në shtëpi jo nga ndonjë rival në luftën për titull apo Champions, por nga Udineze e cila festoi në Milano sot fitoren e parë të një sezoni ku lufton për mbijetesë.
Pjesa e parë e ndeshjes mes dy skuadrave dhuroi pak gjëra dhe nuk ishe aspak rastësi që edhe tifozët kuqezinj në pushimin e ndeshjes nisën vërshëllimat kundër skuadrës së tyre. Pioli ndryshoi me aktivizimin e Okafor dhe Adli pas pushimit, duke kërkuar më shumë sulmin, por ishte Udienze e cila shfrytëzoi një mundësi të artë që iu shfaq teksa fitoi një penallti të kontestuar gjatë për një kontakt të Adli me Ebusele në zonë.
Pereira nuk gaboi dhe i dha avantazhin Udinezes, që e kishte më të thjeshtë më pas të administronte lojën, duke parë se Leao dhe Zhiru prodhuan pak raste për shënim. Ata u zgjuan vetëm në fund, por portieri Silvestri ishte i pakalueshëm me ndërhyrjet e tij, duke mbrojtur këtë fitore që ishte e para e sezonit për skuadrën që noton në ujëra të turbullta në klasifikimin e Serisë A.
MILAN-UDINEZE 0-1
62′ (p) Pereira
NGJARJET KRYESORE
90’+9’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Udinezes.
90’+6’ Leao lëshon predhën e radhës nga jashtë zonës, pa ia dalë të gjejë katërkëndorin e Udinezes. (VIDEO)
90’+3’ Përsëri Florenci nga jashtë zonës dhe përsëri Silvestri i cili devijon në këndore, i pakalueshëm deri tani. (VIDEO)
90’+1’ Florenci sheh në këmbët e tij një top të kthyer gabimisht nga mbrojtja e Udinezes dhe gjuan menjëherë, por në devijim çon sferën jashtë. (VIDEO)
90’ Harkim nga e majta në zonë për Zhioru i ciii me shpatull ia del të devijojë topin, por Silvestri bën mrekullinë dhe e çon sferën në këndore. (VIDEO)
82’ Pioli hedh në fushë edhe 18-vjeçarin Romero për të tentuar çdo gjë në minuat e fundit.
80’ Leao mundohet të zgjidhë gjithçka vetë me një shpërthim e gjuajtje nga e majta, topi devijohet në këndore. (VIDEO)
70’ Pas një goditje këndi, Sëkses gjen hapësirën për të gjuajtur me kokë, por Menja shpëton kuqezinjtë nga goli i dytë. (VIDEO)
62’ GOOOL UDINEZE! Pereira shënon nga pika e bardhë. (VIDEO)
60’ Penallti për Udinezen! Ebosele hyn në zonë dhe rrëzohet. Gjyqtari bën shenjë nga pika e bardhë duke pretenduar për një kontakt me Adli mes protestave të kuqezinjve. VAR-i konfirmon vendimin e fushës. (VIDEO)
48′ Përgjigjet nga ana tjetër Reijnders i cili del para portës, por pastaj gabon prekjen para Silvestrit duke çuar sferën jashtë. (VIDEO)
48′ Kabasele i shkon pranë golit të parë teksa pas një harkimi nga e majta gjuan por nuk gjen portën, duke i hequr topin Pereira i cili ishte në pozicion më të mirë. (VIDEO)
45’+2’ Mbyllet pa gola pjesa e parë, me tifozët e Milanit që vërshëllejnë skuadrën e tyre teksa del nga fusha.
38’ Florenci kontrollon në zonë një top në thellësi me një rrotullim, por pastaj nuk gjuan para Silvestrit. (VIDEO)
33’ Musah tenton edhe ai nga jashtë zonës, Silvestri ndalon me një grushtim të saktë. (VIDEO)
32’ Leao niset me shpejtësi drejt portës nga e majta, por gjuajtja e tij ndalet nga Perez i cili nuk e lejon që të gjejë katërkëndorin.
25’ Aksion i shpejtë i Kalabria i cili futet në qendër dhe lëshon një gjuajtje të fortë, por gjen përgjigjen e SIlvestrit (VIDEO).
9’ Pereira shfaqet rrezikshëm në zonë dhe gjuan me një kthesë të shpejtë, por çon sferën mbi traversë. (VIDEO)
1’ Nis dueli në “San Siro”.
FORMACIONET ZYRTARE
MILAN (4-4-2): Menja; Kalabria, Çau, Tomori, Florenci; Musah, Kruniç, Reijnders, Leao; Joviç, Zhiru
Trajner: S. Pioli
UDINEZE (3-5-2): Silvestri; Kabasele, Bizhol, Perez; Ebosele, Samarxhiç, Uollas, Pajero, Zemura; Pereira, Sëkses.
TRjaner: G. Çofi
PANORAMASPORT.AL