Tuesday, 19. May 2026
Sport

Arteta i zemëruar me pranimin e golit: Kam 20 vjet në këtë vend dhe tani më vjen turp

GS 05/11/2023 1 Min. Lesezeit

Arsenali u mposht mbrëmë nga Newcastle në udhëtim me rezultat minimal 1:0 në Premierligë.

Njëherit, kjo ishte humbja e parë kampionale për “Topçinjtë” në këtë edicion.

E goli i pranuar nga sistemi VAR e ka zemëruar tej mase trajnerin e Arsenalit, Mikel Artetan.

“Rezultati nuk duhet të jetë ai që është! Është një turp”, tha për BBC.

“Është e turpshme ajo që ndodhi. Si qëndron ky gol, në Premier League… kjo ligë ne themi se është më e mira në botë. Unë kam 20 vjet në këtë vend dhe tani më vjen turp”, u shpreh trajneri spanjoll.

Teilen: