Tuesday, 19. May 2026
Sport

Pochettino i drejtohet tifozëve të Tottenhamit: Nuk vendosa unë të largohem

GS 05/11/2023 1 Min. Lesezeit

Trajneri i Chelseas, Mauricio Pochettino, është pyetur për rikthimin te ish-skuadra, Tottenham, si dhe reagimin e tifozëve.

Tottenham e Chelsea takohen të hënën me fillim nga ora 21:00, shkruan lajmi.net.

Pochettino u pushua nga puna te “Spurs” dhe pas një periudhe te Paris Saint-Germain, ai u rikthye në Angli duke iu bashkuar rivalëve të Tottenham.

Një gjë e tillë nuk është pritur mirë nga tifozët e Tottenhamit.

Kur u pyet për këtë Pochettino theksoi se nuk ishte vendimi i tij të largohet nga klubi.

“Unë nuk vendosa të largohem. Ne u ndamë sepse u shkarkova. Nuk është një kritikë për klubin… por ne nuk vendosëm të largoheshim. Ndoshta do të ishim akoma atje. Daniel është vërtet i zgjuar. Është e mahnitshme, puna që ai po bën për Tottenhamin. Ju shikoni Tottenham 20 vjet më parë dhe tani, si ndryshoi, si u rrit. Duhet ta respektosh punën e tij”, tha ai.

Trajneri nga Argjentina e ka pasur një fillim mjaft të vështirë, nga ana tjetër Tottenham është skuadra e vetme e pamposhtur në Premire League. /Lajmi.net/

 

Teilen: