Tuesday, 19. May 2026
Sport

A do të rinovojë Simeone me Atletiko Madrid? Media spanjolle zbulon të ardhmen e trajnerit argjentinas

GS 05/11/2023 1 Min. Lesezeit

Gazeta “MARCA” në Spanjë shkruan se Diego Simeone dhe Atletiko Madrid kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës së trajnerit argjentinas.

Diego-Simeone

Kontrata do të rinovohet për tre sezone, deri në vitin 2027 dhe do të zyrtarizohet në ditët në vijim.

Trajneri, i cili është me bardhekuqtë që nga viti 2011, është tekniku me më shumë arritje në historinë 120-vjeçare të Atletikos me 8 tituj të fituar, duke përfshirë dy kampionate spanjolle dhe dy Liga Europe.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: