Tuesday, 19. May 2026
Sport

Katër gola dhe një karton i kuq në sfidën Prishtina – Llapi, ky është rezultati përfundimtar 

GS 05/11/2023 1 Min. Lesezeit

Prishtina ndahet baras (2:2) me Llapin, në ndeshjen derbi të javës së 13-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Prishtina 42 minuta u paraqit pa një futbollist, pasi që në minutën e 48-të Muhamed Useni u përjashtua direkt me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër e me gju në kokë ndaj lojtar të Llapit.

Katër gola dhe një karton i kuq në sfidën Prishtina – Llapi.

Image

Në minutën e 28-të, Jalen Blesa ka realizuar nga penalltia, 1:0.

Pas 6 minutave Jalen Blesa pati rast ideal për të dyfishuar epërsinë por goditja e tij shkoi në trup të portierit mysafirë.

Në pjesën e dytë Llapi ka treguar lojë të mirë dhe falë një lojtarit më shumë.

Muhamet Hyseni ka shënuar në minutën e 54-të dhe të 67-tën, 1:2.,

Në minutën e 62-të Erdin Ahmeti i Llapit godet traversën e Prishtinës.

Në minutën e 77-të, Jalen Blesa ka barazuar rezultatin.

Ndeshja u karakterizua me rivalitet nëpër mot me shi.

Llapi renditet në vend të tretë me 22 pikë dhe ka pesë më shumë se Prishtina që gjendet në vend të pestë.

Teilen: