Situata te gjigandët e futbollit holandez deri para dy javësh ishte e paprecedentë, pasi askush nuk ishte mësuar që ta shikonte Ajaksin e Amsterdamit në fund të renditjes. Por efekti “Xhon van Ship” po duket menjëherë pasi Ajaksi ka nisur ngjitjen për lart në renditje. Dora e trajneri të ri van Ship ka nisur të bëjë kthesën te skuadra e Ajaksit, pasi në dy takime kanë marrë pikët e plota.
Ajax fitoi sot me rezultatin 4-1 ndaj Herenven, takimin i vlefshëm për javën e 11-të në Eredivisie. Ndeshja u zhbllokua për vendasit në minutën e 25-të nga Berguijn, ndërsa në minutën e 42-të Brobej shënoi golin e dytë për Ajaksin. Herenveni reagon direkt dhe në minutën e parë shtesë të pjesës së parë shëon me Brouvers. Nga fundi i pjesës së dytë Ajkasi shënon edhe dy gola të tjerë me Akpom, në minutat 84 dhe 90+2.
Kështu efekti i van Ship u ndje menjëherë tek Ajaks, që pas javës së 11-të ngjitet në vend të dhjetë. Dy javë më parë ishin të fundit me 5 pikë. Gjithsesi, mbeten 22 pikë larg PSV-së kryesuese.
PANORAMASPORT.AL