Tuesday, 19. May 2026
Sport

Talenti 18-vjeçar debuton të Ferizaj

GS 05/11/2023 1 Min. Lesezeit

Klubi i futbollit Ferizaj i kushton rëndësi edhe talenteve dhe i jep hapësirë.

Sot ka debutuar futbollisti i talentuar, 18 vjeçari Drin Bajraktari në fitoren me rezultat 3:0 ndaj Vllaznsië në Piozhoran.  

“Mbrojtësi i krahut të majtë i ardhur nga Shkolla e Futbollit FC Ferizaj, Drin Bajraktari, ka debutuar në ekipin e parë në ndeshjen kundër KF Vllaznia (P). 

Ai u inkuadrua në pjesën e dytë, duke zhvilluar paraqitje solide dhe ishte shumë stabil në fazën e mbrojtjes. 

Drini, vjen nga shkolla jonë ku ishte pjesë e kadetëve dhe tani është pjesë e juniorëve. 

Po ashtu, ai është i ftuar vazhdimisht nga Kombëtarja e Kosovës, ku ishte pjesë e Kombëtares U-17, U-19 dhe së fundmi U-20”, – njofton FC Ferizaj.

Teilen: