• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Prag ndeshje kundër PSG-së, Pioli: Ata janë të fortë, por nuk do ta kenë të lehtë

06/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Milan është në mes të një krize dhe në Champions League tashmë janë me një këmbë jashtë. Mes momentit të vështirë, rikuperimeve të të dëmtuarëve dhe ndeshjes ndaj PSG-së në “San Siro”, Stefano Pioli flet në prag të ndeshjes që mund të ndryshojë sezonin e kuqezinjve.

Çfarë duhet të shojë Milani për të bërë më mirë?

I kemi zhgënjyer të gjithë, në radhë të parë veten. Duhet të bëjmë të kundërtën e asaj që bëmë në ndeshjen e fundit, por duhet ta bëjmë në fushë. Ekipi është i vëmendshëm, i gatshëm dhe me cilësi.

Pse Milani është shembur muajin e fundit?

Paguam shumë për disa rezultati si kundër Juventusit dhe Napolit, pastaj patëm një paraqitje të keqe kundër Udineses.

Çfarë ju mësoi ndeshja e Parisit?

Se ne duhet të ruajmë një nivel shumë të lartë të vëmendjes në të dyja fazat e lojës. PSG është një ekip që mund të të godasë në çdo kohë, por mund të të japë edhe diçka. Ne duhet të jemi më të mirë në shfrytëzimin e mundësive tona kur ato vijnë.

Si e mundi PSG-në dhe si e ndaloni Mbappe?

Ata janë një ekip shumë i fortë, por edhe ne jemi. Duhet të vëmë në lojë atë që dimë të bëjmë, do të jetë një ndeshje e vështirë për ne, por edhe për ta. Ne luajmë në shtëpi dhe duhet të japim gjithçka.

Çfarë ju thanë drejtuesit e klubit?

Në këto momente nuk janë fjalët ato që bëjnë diferencën por sjelljet. Klubi po më jep gjithçka në dispozicion për të punuar sa më mirë, rezultatet negative janë përgjegjësia ime./ h.ll/abcnews.al

Next Post

Humbja në finale të Copa Libertadores, tifozi i Boca Junior bën vetëvrasje

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.