Tuesday, 19. May 2026
Sport

Botërori i bodybuildingut dhe fitnessit, nuk mungojnë sukseset e garuesve nga Kosova  

GS 06/11/2023 1 Min. Lesezeit

Sportistët e Kosovës vazhdojnë me suksese në arenën ndërkombëtare, shkruan lajmi.net.

Rilind Musa ka shënuar suksesin më të madh të garuesve tanë në Kampionatin Botëror të bodybuildingut dhe fitnessit, që u mbajt në Santa Sussana të Spanjës.

Musa u rendit i pesti nga 16 garues në kategorinë “Men’s Physique -179 cm”.

Granit Kuleta u rendit i shtati nga 14 garues në kategorinë deri në 95 kg, ndërsa Kushtrim Bajraktaraj, doli i 11-ti prej 18 garuesve në -85 kg. /Lajmi.net/

 

Teilen: