• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shkrinjar anashkalon Marotën: E di si përballohet “i nxehti” i “San Siros”, PSG vjen për fitore

06/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Milan Shkrinjar, ish-mbrojtësi i Interit, ishte i pranishëm në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes Milan-PSG, ndeshje e vlefshme për raundin e katërt të grupeve të Champions League dhe e planifikuar për nesër në orën 21:00 në “San Siro”.

shkrinjar

Si po shkon te PSG?

Prisja një fillim të vështirë, por jam i kënaqur me këtë eksperiencë të re. Ka pasur ndeshje në të cilat mund të kishte shkuar më mirë, por kjo është pjesë e lojës. Jam i lumtur, kam gjithnjë e më shumë besim te vetja. Ka ende shumë për të përmirësuar.

Nesër “San Siro” do të jetë shumë “i nxehtë”…

E di shumë mirë që do të jetë një ndeshje e vështirë edhe nga ky këndvështrim. 6 vite kam luajtur këtu dhe di si ta përballoj këtë stadium si kundërshtar. Duhet të qëndrojmë të fokusuar.

A ju pëlqen Luis Enrique?

Më pëlqen shumë ky stil loje, posedimi i topit, presioni i lartë, rikuperimi i topit dhe vazhdimi i lojës. Duhet të jemi të kujdesshëm në prapavijë dhe po punojmë për këtë.

Si është të kthehesh këtu?

Për mua është një ndjenjë e mrekullueshme të kthehem këtu, kam fituar trofetë e mi të parë dhe kam pasur vite të mrekullueshme. Megjithatë, jam këtu me fanellën e PSG-së.

Keni frikë nga Milani?

Ne e dimë se Milani i duhen pikët, por ne gjithashtu duam absolutisht të fitojmë. Nuk e di se kush do të ketë më shumë presion, por ne duam të luajmë futbollin tonë.

A shkoni mirë me Markinjos?

Unë po kënaqem duke luajtur me Markinjos, ne po bëjmë mirë, edhe nëse ka shumë për të përmirësuar.

Si po e përjeton Donaruma pragun e ndeshjes?

Unë do t’ju them të vërtetën dhe nuk e shoh të shqetësuar. Ai është një nga më të fortët në botë dhe ka përvojë të madhe. Nesër do të jetë 100% i përqendruar.

A mund të ndikojë “San Siro”?

Kur luani në shtëpi keni tifozët që ju shtyjnë dhe kjo mund të ketë një ndikim.

Çfarë Milani prisni?

Do të jetë një ndeshje speciale. Nesër presim një ndeshje të vështirë, ndryshe nga ndeshja e parë. Milani është pak në vështirësi, por kur je në një periudhë si kjo, mund të nxjerrësh diçka më shumë sepse ata kanë cilësi të madhe dhe trajnerë të mëdhenj.

Çfarë i thatë Marotës kur ai tha se keni bërë sikur dëshironi të nënshkruani?

Sot jam këtu për ndeshjen e nesërme. Marota thotë atë që thotë, nuk dua të krijoj telashe dhe polemika, e di si shkoi dhe njerëzit në Inter Club. Sot nuk është koha për të folur. Nuk dua të krijoj telashe, thjesht dua të bëj mirë për PSG-në.

Keni dëgjuar nga ish-shokët e skuadrës?

Kam luajtur shumë derbi. Unë flas me ish-shokët e mi dhe i dërgojmë mesazhe njëri-tjetrit, ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë dhe për tifozët e Interit është gjithmonë mirë kur Milani humbet.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Kategoria e Parë/ Elbasani fiton me “poker”, Flamurtari mund Korabin, Bylisi barazon me Besën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.