• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ Jackson nderon “blutë” me “tripletë”, Chelsea mund kryesuesit e “plagosur” në “Tottenham Stadium”

06/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

“Blutë” e Chelsea kanë arritur një fitore të madhe në “Tottenham Stadium” teksa kanë arritur të mundin me rezultatin e ngushtë, 1 me 3, kryesuesit e Tottenham, pas një ndeshje vërtetë spektakolare e emocionuese.

Të parët që gjetën rrugën e rrjetës ishin vendasit me anë të anësorit suedez, Dejan Kulusevski, i cili përfitoi nga një “gafë” e mbrojtjes së Chelsea, për ta çuar topin në rrjetën e Sanchez, që në minutën e 6’ të sfidës. Mirëpo, pjesa e parë nuk mbaroi me kaq, pasi mbrojtësi argjentinas, Christian Romero u ndëshkua me kartonin e kuq, nga arbitri Michael Oliver, pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Enzo Fernandez në brendësi të zonës dhe akordon menjëherë një 11-metërsh, i cili u ekzekutuar mjeshtërisht nga “fantazisti” i sulmit, Cole Palmer.

Në pjesën e dytë, vendasit e Tottenham ndëshkohen sërish me kartonin e kuq, teksa kësaj here ishte radha e mbrojtësit italian, Destiny Udogie për të lënë më herë fushën e lojës, pas ndëshkimit me dy kartonë të verdhë radhazi. Pas mbetjes me 9 lojtarë të kundërshtarët, “blutë”e Chelsea shtuan ofensivat sulmuese dhe në minutën e 75’-të e më pas në të 94′-tën e të 98′-tën “bomberi” senegalez, Nicolas Jackson dërgon topin në rrjetën e Vicario për të “vulosur” fitoren e “bluve”.

Falë këtij rezultati, djemtë e Maurizio Pochettino ngjiten në vendin e 10 të renditjes, me 15 pikë, pas 11 javëve të para, ndërsa skuadra e Tottenham mbetet në vendin e 2-të të renditjes, me 26 pikë, 1 pikë më pak se Manchester City i vendit të parë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Dejan Kulusevski, 1-0:

Goli i Cole Palmer, 1-1:

Goli i Nicolas Jacskon, 1-2:

Next Post

Zyrtare: Aaron Cook largohet nga KB Peja

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.