• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shkak sfida ndaj Izraelit, Rrahmani humb sfidën e radhës në kampionatin italian

06/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Amir Rrahmani do të jetë rregullisht në fushën e lojës me Napolin këtë mesjavë në Ligën e Kampioneve. Por mbrojtësi i klubit italian, do të mungojë në fundjavën e ardhshme për ndeshjen e Serisë A që klubi i tij luan ndaj Empolit.

Shkak për këtë mungesë është bërë fakti se do të luajë me përfaqësuesen e Kosovës, ku ai mban shiritin e kapitenit, në një ndeshje të pazakontë ndaj Izraelit.

Për shkak të situatës pas konfliktit në Lindjen e Mesme dhe mungesës së sigurisë për skuadrën izraelite, ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit e planifikuar të luhhej më 15 tetor në Prishtinë, u shty nga UEFA. Kjo e fundit ka programuar sfidën pikërisht më 12 nëntor, në fundjavën e ardhshme.

Normalisht Rrahmani duhej të ishte atë ditë me Napolin në fushë ndaj Empolit dhe të shkonte vetëm të hënën në grumbullim me Kosovën. Por UEFA i ka dhënë leje të veçantë futbollistëve të grumbulluar për këtë sfidë, ndaj klubet do të jenë thuajse të detyruar t’i lënë të lirë. Kështu, direkt pas sfidës së Ligës së Kampioneve ndaj Union Berlin, Rrahmani do të udhëtojë drejt Kosovës, për t’iu bashkuar përfaqësueses.

Next Post

Phillips pritet të largohet nga Manchester City gjatë muajit janar

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.