Kampioni evropian i boksit, Nikita Ivanov, raportohet se plagosi katër persona jashtë një restoranti në qendër të Moskës të dielën.
Tani janë publikuar edhe pamjet e momentit, përcjell lajmi.net.
Ai kishte pasur më parë probleme me ligjin, thanë autoritetet kompetente për agjencinë ruse të lajmeve TASS.
European boxing champion Nikita Ivanov started shooting near a restaurant in the center of Moscow (he pulls out the gun and begins shooting at the 2:17 mark)
Four people were injured, and the shooter, Ivanov, was detained.
According to RIA Novosti, the shooting occurred in the… pic.twitter.com/Z3VacMkUBB
— OSINTNic (@OSINTNic) November 5, 2023
“Personi i arrestuar për të shtëna në afërsi të një restoranti në Moskë është 37-vjeçari Nikita Ivanov, kampion i Evropës në boks”, tha bashkëbiseduesi i agjencisë, duke shtuar se ky nuk është incidenti i parë në të cilin sportisti përballet me dënim me burg.
Tre vjet më parë, Ivanov rrahu boksierin Basir Mirsiabov në tren. Mirsijabov u shtrua në spital në gjendje të rëndë dhe më pas Ivanov u dërgua në paraburgim nga policia.
Boksieri u arrestua edhe në vitin 2021, kur konduktori në metronë e Moskës e gjobiti me 5 mijë rubla për mosmbajtjen e dorezave gjatë pandemisë së koronavirusit./Lajmi.net/