• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Trajneri i Barcelonës paralajmëron ndryshime, por i bën edhe autokritikë skuadrës

07/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Xavi paralajmëron ndryshime, por i bën edhe autokritikë skuadrës.

Barcelona do të përballet në udhëtim te Shakhtar Donetsk në kuadër të xhiros së katërt në grupet e Ligës së Kampionëve.

Trajneri i katalunasve, Xavi Hernandez ka thënë se për këtë ndeshje do të bëjë disa ndryshime në formacionin bazë.

Tekniku katalunas nuk ngurroi të jap autokritikë për skuadrën për ndeshjen ndaj Real Sociedad të cilën e fituan në minutën e fundit.

“Nuk zhvilluam një ndeshje të mirë kundër Real Sociedadit. Ata luajtën me më shumë intensitet, por ne morëm 3 pikë kundër një ekipi të madh.

“Sigurisht që do të ketë rotacion për shkak të lodhjes, goditjeve të marra, shqetësimeve të shumta fizike. Kemi nëntë pikë nga nëntë të mundshme, praktikisht një ecuri e deritanishme ideale, duhet të konfirmojmë veten. Nuk duhet të lëmë të na ikë mundësia”, tha Xavi.

“Ne duhet të rikuperojmë një nivel të caktuar. Identiteti ynë është të përpiqemi të imponohemi, të dominojmë, të rikuperojmë topin me presion të lartë”.

“Projekti im është në gjysmë të rrugës, ne duhet të jemi një Barcelonë e madhe, që garon në Evropë dhe dominon në Spanjë. Filmi perfekt është të luash mirë dhe të fitosh”, deklaroi Xavi Hernandez.

Next Post

Donnarumman e pret “ferri” në San Siro, ky është plani i tifozëve ultras të Milanit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.