• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Donnarumman e pret “ferri” në San Siro, ky është plani i tifozëve ultras të Milanit

07/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një grup i ultrasve të Milanit po përgatiten që t’i japin një rikthim jo të mirë Gianluigi Donnarummas, kur portieri të rikthehet në “San Siro” për ndeshjen e sotme.

Milani e pret sot në “San Siro” Paris Saint-Germain, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Donnarumma, i cili erdhi nga akademia e Milanit për të bërë më pas mbi 250 paraqitje për klubin, ishte cilësuar si njëri nga portierët e rinj më të mirë në botë, para transferimit kontrovers te PSG.

Donnarumma refuzoi të nënshkruante një marrëveshje afro 150 mijë eurosh në javë me Milanin, dhe u largua si lojtar i lirë duke iu bashkuar PSG në vitin 2021 për një kontratë më të majme.

Tani, me Donnarumman që pritet sonte të luajë kundër klubit të tij të fëmijërisë, ultrasit e Milanit, “Curva Sud” po planifikojnë të hedhin para të rreme në fushë, dhe të veshin fanella me numrin 71 për shkak të tradhtisë së portierit italian, sipas “Sport Mediaset”.

Fanellat të cilat ultrasit do të i veshin janë si referencë e sistemit napolitan për të interpretuar ëndrrat në fitoren e llotarisë, që quhet Smorfia Napoletana, me numrin 71 që nënkupton “njeri pa vlera”.

Next Post

Miliarderi finlandez paralajmëron negociata me Zhangun për klubin, Ziliakus: Do të bëj një ofertë për Interin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.