• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Miliarderi finlandez paralajmëron negociata me Zhangun për klubin, Ziliakus: Do të bëj një ofertë për Interin

07/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tomas Ziliakus rik thehet për të rithek suar interesin e tij për Interin. Prej disa muajsh miliarderi finlandez po i dërgon mesazhe familjes Zhang për klubin zikaltër, por këtë herë ka dhënë edhe një tjetër sinjal, atë të një fondi tashmë të gatshëm për t’u investuar.

ZILAKUS

Ziliakus kishte paralajmëruar se do të gjente paratë e duhura për të blerë klubin dhe ka bërë dje të ditur edhe burimin e tyre. “Sapo kam nënshkruar një marrëveshje me disa investitorë që duan të investojnë në kompaninë time ‘XXI Century Capital’ për të mbledhur një shumë prej 2.3 miliardë eurosh. Së bashku do të bëjmë një ofertë të re miqësore për Interin duke përdorur një pjesë të këtyre fondeve”, bëri të ditur nëpërmjet llogarisë së tij zyrtare në “Twitter” ish-drejtuesi i “Nokia”-s.

Deri në mbërritjen e një oferte zyrtare, ajo që dihet është që Zhang për momentin nuk dëshiron të heqë dorë nga Interi, edhe pse afati i borxhit prej 350 milionë eurosh që duhet t’i shlyejë “Oaktree”, skadon në maj 2024. Informacioni i fundit për lëvizjet e presidentit kinez ka qenë ai për një rifinancim të mundshëm nëpërmjet fondeve amerikane, por nuk ka asgjë konkrete. Çmimi i fundit që Zhang i ka vendosur Interit ka qenë ai i 1.3 miliardë eurove, një shumë që ngelet për t’u parë nëse do të mbërrihet nga Tomas Ziliakus.

Përgatiti: NILSI GJINI -PANORAMASPORT.AL

Next Post

I mbaron dënimi për ironinë ndaj gjyqtarit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.