Friday, 20. March 2026
Sport

FOTO EPIKE/ Në Parsi e kërcënuan me Belmondon, tifozët e Milanit “mbrohen” nga plumbat me… Neon

GS 08/11/2023 1 Min. Lesezeit

Milani arriti një fitore të rëndësishme në Champions përballë PSG-së për të mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm mes 16 më të mirave në Grupin e “Ferrit”.

pioli

Në Francë, tifozët parizienë bënë një koreografi fantastike me personazhin e njohur Jean-Paul Belmondo duke drejtuar armën e tij dhe duke gjuajtur djallin.

sddefault

Por më epike ishte kundërpërgjigja e tifozëve të Milanit, të cilët e pritën Parisin me Neon nga filmi i njohur “Matrix”, duke ndaluar çdo plumb që shkonte drejt tyre.

Fitorja e kuqezinjve në “San Siro” i dha një kuptim akoma dhe më të madh kësaj koreografie të bërë nga ultrasit e “Djallit”.

neo

PANORAMASPORT.AL

Teilen: