Tuesday, 19. May 2026
Sport

Kampioni i boksit plagos katër persona në Rusi

GS 08/11/2023 1 Min. Lesezeit

Personi që plagosi disa persona në Moscow është identifikuar si kampioni i Evropës në boks, Nikita Ivanov.

Një zyrtar i policisë ruse ka folur për mediumin TASS identitetin e sulmuesit, shkruan lajmi.net.

“Personi që u arrestua për hapjen e të shtënave pranë një restoranti në qendër të Moskës është identifikuar si Nikita Ivanov, 37 vjeç, kampioni evropian i boksit”, tha zëdhënësi, duke shtuar se kjo nuk është vepra e tij e parë.

Zëdhënës i policisë e ka konfirmuar se boksieri ishte i dehur.

Të dielën në mbrëmje, ai hapi zjarr një konflikti pranë një restoranti në Moskës, ku katër persona u plagosën dhe ai u arrestua. 

Në vitin 2020, Ivanov mposhti boksierin, Bassir Mirsiyabov, i cili u dërgua në spital në gjendje të rëndë. /Lajmi.net/


Teilen: