Olivie Zhiru ishte njeriu që i dha fitoren Milanit përballë PSG-së në “San Siro”. Sulmuesi francez u ftua në një intervistë për “CBS Sports” me moderatoren Kejt Abdo dhe të ftuarit e saj, Klint Dempsej, Xhejmi Karager dhe Mikah Riçards.
Gjatë intervistës, një moment komik ndodhi mes Zhirus dhe ish-mbrojtësit të Liverpulit, me këtë të fundit që nuk arrinte dot ta thoshte siç duhej emrin e sulmuesit kuqezi.
Pjesë nga intervista:
Abdo: A të bezdis mënyra se si Xhejmi Karager e thotë emrin tënd.
Karager: A mund ta them? Olivia. Jo, prit. Olivie Zhirlu.
Zhiru: Jo, jo. Jo me L. Jo Zhilu. Zhiru.
Karager: Oh, Olivier Zhirwu.
Zhiru: Jo (qesh). Jo W. Jo W. Jo Zhiwu.
Karager: Zhiwoo?
PANORAMASPORT.AL