Tuesday, 19. May 2026
Sport

Ylli i Ballkanit befasohet nga një tifoz në Kazakistan

GS 08/11/2023 1 Min. Lesezeit

Astana e Kazakistanit është sfida e radhës e Ballkanit.

Kampioni i Kosovës këtë të enjte do të përballet në udhëtim me Astana në kuadër të xhiros së katërt të grupit C në Ligën e Konferencës.

Klubi nga Suhareka përmes një njoftimi, ka bërë më dije skuadra e Ballkanit sot do të niset drejt Kazakistanit.

Ndeshja zhvillohet më 9 nëntor me fillim në orën 16:30 me kohën tonë, derisa në 21:30 me orën lokale në Astana”, thuhet në njoftimin e FC Ballkanit.

Kujtojmë se ndeshja e parë mes Ballkanit dhe Astanës ishte mbyllur me fitoren e skuadrës nga Kazakistani (1-2).

Paraqitja në Evropë ka bërë që Ballkani t’i thyej kufijtë e Kosovës dhe rajonit dhe të fitoj fansa deri në kontinentin aziatik.

Futbollisti i Ballkanit, Qëndrim Zyba u befasua sot nga një fans në Astana. /Lajmi.net/

 

Teilen: