• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

KOMENT nga Diego Milito/ “Ky Inter është shumë i fortë, Lautaro i veçantë që fëmijë”

08/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Lautaro Martinez është një “top” lojtar, sigurisht. Ai ka shumë për të dhënë, sepse është ende i ri, edhe pse tashmë e ka treguar vlerën e tij. Nuk kisha dyshime se ai do të arrinte këto nivele, jam shumë i lumtur që e shoh atë ku është për momentin, pasi e kam njohur që kur ishte fëmijë. I kalova stafetën te Rasing dhe me të vërtetë më gëzon shumë ta shoh në këtë nivel.

MILITO LAUTARO

Mund të thosha që atëherë që ishte një lojtar ndryshe, kishte diçka shtesë që jo të gjithë në atë moshë e kanë. Qëndronte pas stërvitjes për të parë dhe mësuar dhe këto nuk janë gjëra normale në atë moshë. Dukej që atëherë që do të kishte një rrugëtim të suksesshëm. Sot është prej më të mirëve në botë në rolin e tij dhe mendoj se ka ende hapësirë për t’u përmirësuar. E presin disa vite në majën e futbollit, uroj të qëndrojë sa më gjatë dhe padyshim që të ndihmojë Interin tim, Interin tonë.

Nuk dua të bëj krahasime mes skuadrës aktuale dhe asaj të 2010-ës, po flasim për periudha të ndryshme. Mund t’ju them se më pëlqen ky Inter shumë, jo më kot arritën në finalen e Ligës së Kampioneve edhe pse humbën kundër një Siti të madh. Interi bëri një finale të madhe, ata ishin në lartësinë e detyrës dhe e merituan ta fitonin atë ndeshje. Mendoj se ajo ndeshje i dha ekipit forcën dhe vetëdijen për të kuptuar se mund të bëjnë gjëra të mëdha.

Këtë po e tregojnë aktualisht edhe në atë që po bëjnë në kampionat dhe në rrugëtimin e deritanishëm në Europë. Shikoj një grup të bashkuar, të përqendruar dhe të gatshëm për të sakrifikuar deri në fund për të mbërritur objektivat. Më pëlqen shpirti që kanë dhe sigurisht që shpresoj të arrijnë të realizojnë qëllimet, siç është titulli i ylli të dytë dhe më pas pse jo të provojnë edhe një tjetër finale.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Njihuni me statistikat më interesante të Real Madrid-Braga

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.