• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Federata Ndërkombëtare e Skermës viziton Kosovën

08/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, ka pritur sot delegacionin e Federatës Ndërkombëtare e Skermës (FIE), anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, Donald Anthony Junior dhe Novak Peroviq, të cilët shoqëroheshin nga drejtuesit e Federatës së Skermës së Kosovës, kryetari Albert Lubeniqi, nënkryetari Gëzim Sejdijaj dhe ish-presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, njofton KOK, shkruan  lajmi.net.

Palët bashkëbiseduan për gjetjen e urave të bashkëpunimit mes FIE-s, KOK-ut dhe Federatës së Skermës së Kosovës, në interes të zhvillimit dhe masivizimit të sportit të skermës në vendin tonë.

Presidenti Krasniqi falënderoi mysafirët për vizitën, derisa iu shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e KOK-ut për të bashkëpunuar me FIE-n dhe Federatën e Skermës, sidomos në avancimin e trajnerëve dhe administratorëve të sportit, përmes kurseve që organizohen nga Akademia Olimpike.

Në lidhje me këtë, detaje dha edhe koordinarja e vlerave olimpike në Akademinë Olimpike, Diellza Kelmendi.

Mysafirët, Anthony dhe Peroviq, si dhe kryetari Lubeniqi, falënderuan presidentin Krasniqi për pritjen dhe ofrimin e mundësive të bashkëpunimit, në të mirë të masivizimit të sportit të Kosovës, në këtë rast skermës, si sport i ri në vendin tonë. /Lajmi.net/

Next Post

Ancelotti: Ja çfarë do të bëj pasi të tërhiqem

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.