I ftuari i “Rai Sport”, Daniele Adani, iu rikthye edhe njëherë temës së ndeshjes Fiorentina-Juventus, nëse duhej luajtur pas përmbytjeve që përfshinë Toskanën, ndërsa ish-mbrojtësi sheh skuadrën e transformuar të Alegrit si një ekip më të fortë dhe që ka besim te trajneri i vet.
“A duhej të luhej kjo ndeshje? Për mendimin tim jo, sepse nuk mund të ketë një spektakël pa respekt. Lojtarët kanë akoma fuqi dhe nëse do të kishte pasur një akt force do të mund të kishin arritur të mos luhej ndeshja”. Juventusi është kthyer në një bunker, por sulmi po shënon me pikatore? Kë zgjedh Adani? “Është një fitore e mbrojtjes ndaj sulmit dhe nuk mund të përkufizohet ndryshe, por tani Juventusi është një mur vërtet i pakapërcyeshëm. Duhet nënvizuar performanca e Ruganit dhe do të thosha gjithashtu edhe e Bremerit dhe Sheznit mbi të gjitha.
Mbrojtja është e pakapërcyeshme dhe ata gjejnë zonën e tyre të rehatisë në 16 metrat e fundit dhe praktikisht luajnë disa ndeshje në atë zonë të fushës dhe ndihen të fortë. Goli ishte i mrekullueshëm pavarësisht gabimit të Parizit, sepse është një aksion të cilin Juventusi e shoqëron me shumë lojtarë. Parizi e lexon gabim, por kjo është kërkesa e trajnerit dhe është e normale në këtë fazë të kampionatit dhe këtë sezon”. Adani u ndal të komentonte edhe situatën e Kiezës:
“Ai preku pesë topa në pjesën e parë, kështu që loja e tij nuk mund të gjykohet edhe nëse ai luajti 65 minuta. Por trajneri është i besueshëm, sepse nëse prek pesë topa dhe skuadra pëson shtatë ose tetë goditje dhe shënon një gol dhe kjo është në rregull, kjo do të thotë që ju pëlqen apo jo, Juventusi është i dyti dhe lufton për titullin dhe luan me këtë stil të përbashkët nga lojtarët. Metoda e Alegrit po bëhet sërish e besueshme, duke filluar nga lojtarët e tij që e ndjekin atë.
Alegri nuk mund ta pranonte që me katër sulmues, plus Jildizin, të mund të luash dy ndeshje dhe kaq sulmues nuk i ka ndoshta as Interi që tani nuk ka Arnautoviçin. Mireti? Ai e meriton golin, sepse priti më shumë se 40 ndeshje për golin e tij të parë dhe meritoi vendin e tij, sepse klubi punoi shumë mirë me lojtarët e rinj. Juventusi ka një të ardhme të shkëlqyer me të rinjtë. Hojbjerg objektiv? Ai është me përvojë, solid dhe ka një gjendje fizike që do t’i lejonte të shkurtonte kohën e ambientimit të tij”.
PANORAMASPORT.AL