• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shtatë gola, karton i kuq e përmbysje në rezultat – Copenhagen fiton ndeshjen e “çmendur” ndaj United

08/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ndeshja që prodhoi shtatë gola, një karton të kuq e përmbysje në rezultat, i ka takuar Copenhages që triumfoi kundër Manchester United, në kuadër të Grupit A, në Ligën e Kampionëve.

Copenhagen triumfoi 4:3 kundër Manchester United, në “Parken Stadium” në kryeqytetin danez.

Me dy golat e Hojlund në minutat 3 dhe 28-të, Man United avancoi me rezultat të dyfishtë.

Megjithatë, punët për “Djajtë e Kuq” u vështirësuan në minutën e 42-të kur Rashford u përjashtua me karton të kuq direkt, shkruan lajmi.

Elyonoussi shënoi për Copenhagen, duke ngushtuar avantazhin në minutën e 45-të, teksa barazimin ia siguroi Goncalves në minutën e pestë shtesë të pjesës së parë.

Bruno Fernandes riktheu Man Unitedin në lojë me golin e tretë nga penalltia në minutën e 69-të të takimit.

Megjithatë, vendasit nuk u dorëzuan dhe një herë barazuan rezultatin me anë të Lerager në minutën e 83-të, ndërkohë që tre minuta para fundi të kohës së rregullt, Bardghji përmbysi gjithçka për fitoren e Copenhagen.

Manchester United me këtë humbje bie në vendin e fundit me tri pikë, ndërkaq Copenhagen ngritet në pozitën e dytë me katër pikë.

Next Post

Befasi e gola më “bollëk” – këto ishin të gjitha rezultatet e ndeshjeve të sotme në Ligën e Kampionëve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.