• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Bushi: Është luks i madh që një lojtar të ketë mundësi të zgjedhë mes Kosovës dhe Shqipërisë, të dyja Kombëtaret janë njësoj

09/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja shqiptare U-21 nis të dielën e 12 nëntorit grumbullimin dhe përgatitjet zyrtare në Durrës, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Kampionatit Evropian 2025 për këtë grupmoshë.

Takimet ndaj Rumanisë U-21 (17 nëntor) dhe Malit të Zi U-21 (21 nëntor) do të luhen të dyja në transfertë.

Trajneri Alban Bushi ka ftuar 24 lojtarë për këto dy takime shumë të rëndësishme të Shqipërisë U-21.

Në konferencën zyrtare për mediat, të zhvilluar mesditën e sotme në ‘Shtëpinë e Futbollit’ trajneri Bushi komentoi listën e futbollistëve të grumbulluar që do të përfaqësojnë Shqipërinë në këto sfida si edhe gatishmërinë e skuadrës dhe objektivat e kuqezinjve për dy ndeshjet ndaj Rumanisë dhe Malit të Zi.

Ai është pyetur edhe për futbollistët nga Kosova që po e zgjedhin Shqipërinë.

“Mund të jetë ekipi i parë, por nuk mendoj. Ne kemi marrë gjithmonë lojtarë shqiptarë nga Kosova. Nuk po marrim vetëm tani që ekipi A ka rezultate. Është zgjedhja e tyre, ne thjesht i kontaktojmë. Jo për të bërë polemika, por ne thjesht i kontaktojmë nëse ata kanë dëshirë të vijnë të luajnë për Shqipërinë. Është një luks i madh që një lojtar të ketë mundësi të zgjedhë mes dy ekipeve, Kosovës dhe Shqipërisë. Të dyja Kombëtaret janë njësoj. Siç ne na bëhet qejfi kur Kosova ecën mirë, edhe atyre u bëhet qejfi kur Shqipëria bën mirë”, tha Alban Bushi. /Lajmi.net/

Next Post

Për shkaqe sigurie, biletat për ndeshjen Kosovë-Izrael duhet të jetë me çdo kusht të personalizuara

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.