Tuesday, 19. May 2026
Sport

Live: Astana – Ballkani, starton ndeshja

GS 09/11/2023 1 Min. Lesezeit

FC Ballkani do ta kërkojë hakmarrjen sonte ndaj Astanës, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Kampioni kosovar u mposht nga skuadra kazake në shtëpi me rezultat 1:2 para dy javësh.

Ballkani e gjen veten në vendin e tretë në Grupin C në Conference League me 3 pikë nga 3 ndeshje, prej tyre 1 fitore e 2 humbje, shkruan lajmi.net.

Ndeshja mes Astanës dhe Ballkanit do të luhet nga ora 16:30 me kohën lokale të Kosovës. /Lajmi.net/

Teilen: