• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Premier League: Goli ndaj Arsenalit ishte i rregullt, por gjyqtarët bënë dy gabime

09/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Paneli i Pavarur i Incidenteve në Premier League e ka par si të rregullt golin e Newcastle United ndaj Arsenalit, pavarësisht polemikave.

Megjithatë ata e kanë pranuar se gjyqtarët bënë dy gabime gjatë ndeshjes, shkruan lajmi.net.

Fitorja 1-0 u dominua nga diskutimet për VAR-in, i cili doli në qendër të skenës kur Anthony Gordon futi topin në portën boshe në St James’ Park.

Në pamje të parë, topi dukej se ishte jashtë loje, por VAR-i vendosi se kishte ‘prova jo bindëse’, përpara se të kontrollonte për një faull ndaj Gabriel Magalhaes.

Pasi kjo u konsiderua e ligjshme, gjyqtarët shikuan një pozicion jashtë loje kundër Gordon përpara se gjyqtarit Stuart Atwell t’i jepej përfundimisht drita jeshile për të pranuar golin.

Megjithatë, sipas mediumit ESPN, një rishikim i pavarur ka konfirmuar se gjyqtarët kishin të drejtë për pranimin e golit të Newcastle ndaj Arsenalit.

Megjithatë studimi beson se Kai Havertz dhe Bruno Guimaraes duhet të ishin ndëshkuar me të kuq.

VAR vazhdon të marr vëmendjen kryesore në futbollin anglez dhe atë evropian për disa vendime të diskutueshme.

Erik ten Hag ishte menaxheri i fundit që shprehu zhgënjimin e tij për këtë teknologji pasi ai beson se tre vendime shkuan kundër tyre në humbjen 4-3 ndaj FC Copenhagen në Ligën e Kampionëve. /Lajmi.net/

 

Next Post

Analiza/ Pesë alarmet që ndezi humbja e Barcelonës me Shahtjorin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.