Ballkani ka luajtur baras (0:0) në shtëpi të Astanës, në takimin e xhiros së katërt të Comference League në futboll.
Media sportive kazake “Sport” është e befasuar me lojën e mirë të kampionit të Kosovës.
“Me një rezultat të papritur ka përfunduar ndeshja e Astanës në Conference League.
Në ndeshjen e fazës së grupeve, Astana luajti në shtëpi me Ballkanin.
Skuadra vendase u konsiderua si favorit, por mysafirët kishin fillim më të mirë, por deri në mesin e pjesës së parë praktikisht nuk pati momente të rrezikshme, më pas ekipet u përmirësuan dhe u shfaqën kërkuese, por asnjëra nuk arriti që të hapte rezultatin.
Në pjesën e dytë kosovarët ishin shumë më aktivë, e mbajtën topin për një kohë të gjatë dhe krijuan rrezik pranë portës së portieri Josip Çondriçit, i cili e mbajti rezultatin 0:0.
Më 30 nëntor, Astana do të presë në shtëpi Dinamon e Zagrebit”, shkruan media kazake.