Tuesday, 19. May 2026
Sport

Tifozët e Astanës reagojnë ashpër pas barazimit me Ballkanit: Ndeshja nuk ia ka vlejtur të shikohet

GS 09/11/2023 1 Min. Lesezeit

Ballkani nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Astanas, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt të Grupit C në Ligën e Konferencës.

Kampioni i Kosovës ka barazuar pa gola 0:0 me Astanën, në stadiumin “Astana Arena” në Kazakistan, shkruan lajmi.net.

Pas ndeshjes kanë reaguar tifozët e skuadrës që kanë kërkuar shkarkimin e trajnerit.

“Astana po i humb tifozët. Ndeshja me Ballkanin nuk ia ka vlejtur të shikohet. Ne nuk kemi mundur të bëjmë asnjë gjuajtje në portë. Legjionarët të gjithë janë sikur drunj. Ne nuk e merituam fitoren. Të gjithë shkoni në pushime dhe mos u poshtëroni më. Babyan jashtë! Me një paraqitje të tillë poshtëruese, ne ishim me fat që nuk pranuam gol”, thuhet në reagimin e tifozëve të Astanas.

Viktoria Plezen vazhdon të jetë në vendin e parë me nëntë pikë dhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Astna renditet e dyta me katër pikë, po aq sa ka Ballkani në vendin e tretë.

Dinamo Zagreb renditet i fundit me vetëm një pikë. /Lajmi.net/

 

Teilen: