• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ Atalanta, Marseille e West Ham favoritët fitojnë përballjet e mbrëmjes në Europa League

09/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Priteshin fitore të favoritëve dhe ato ndodhën. Atalanta, Marseille e West Ham nuk kanë zhgënjyer në përballjet e mbrëmjes, të velfshme për raundin e 4-t të fazës së grupeve të Europa League.

Këshut, në “Geëiss Stadium”, “bergamaskët” e Atalanta kanë mundur me rezultatin minimal, 1 me 0, austriakët e Sturm Graz, me golin e vetëm të sfidës që erdhi nga “kollosi” i mbrojtjes, Berat Gjishmshiti, me “legjionarin” e Kombëtares sonë, që arriti të shënonte në përballjen e 200-të me fanellën e “zikaltërve”, duke e çuar skuadrën në kuotën e 10 pikëve në grupin D.

Në “OPAP Arena” të Athinës, francezët e Marseille kanë arritur një fitore me shumë vlera në sfidën e mbrëmjes së kësaj të enjteje, ndaj grekëve të AEK-ut të Athinës, teska në minutën e 25’-të të sfidës, qendërmbrojtësi kongolez, Chancel Mbema dërgon në rrjetë një krosim të Clauss e më pas Ismaila Sarr dhënoi në minutën e 93’-të për të siguruar një tjetër fitore, në fazën e grupeve të Europa League, duke marrë vendin e parë në grupin B, me 8 pikë.

Ndërkaq, në “London Stadium”, “çekanët” e West Ham kanë mundur me rezultatin minimal, 1 me 0, “gjigantët” grek të Olympiacos, me golin e vetëm të sfidës që erdhi në minutën e 72’-të të saj, me “fantazistin” brazilian, Lucas Paqueta, i cili mposht portierin Paschalakis, me një goditje potente, duke u shkëputur në krye të grupit A, me 9 pikë.

Ndërkaq, në sfidat e tjera të mbrëmjes, spanjollët e Real Betis mundën qipriotët e Aris Limassol, me rezultatin e thellë, 4 me 1, “shqiponjat” gjermane të Freiburg fituan me rezultatin e thellë, 5 me 0, ndaj serbëve të TSC, Molde mposhti Hacken me rezultatin 1 me 3, Rangers triumfoi me rezultatin, 2 me 1, ndërsa Sporting fitoi ndaj polakëve të Rakoë, me rezultatin, 2 me 1. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT:

Atalanta 1 – 0 Strum Graz

West Ham 1 – 0 Olympiacos

AEK Athens 0 – 2 Marseille

Goli i Chancel Mbemba, 0-1:

 

Next Post

Zhegrova e Lille barazojnë në Ligën e Konferencës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.