Tuesday, 19. May 2026
Sport

FFK: Me pikëllim të madh e morëm lajmin për vdekjen tragjike të futbollistit

GS 09/11/2023 1 Min. Lesezeit

Federata e Futbollit e Kosovës ka shprehur ngushëllime për vdekjen e futbollistit 14-vjeçar, Drinor Berisha.

Berisha ishte futbollist i shkollës së futbollit të Malishevës.

“E nderuara familje Berisha. Të nderuar drejtues dhe staf i FC Malisheva.

Me pikëllim të madh e morëm lajmin për vdekjen tragjike të më të dashurit tuaj, futbollistit të gurpmoshave të reja të FC Malisheva, Drinor Berisha.

Fjalët nuk mjaftojnë për të shprehur dhimbjen tonë për humbjen e një djaloshi të ri dhe të talentuar sikur Drinori. I

kja e tij e hershme nga kjo botë preku zemrat e gjithsecilit në komunitetin e futbollit dhe ndali në lule të rinisë ëndrrat e tij. Drinori ishte një djalë i talentuar që ndriçoi rrugën e futbollit me pasionin dhe aftësitë e tij.

Në këto momente jemi pranë familjes Berisha, me shpresë që kujtimet e bukura dhe sukseset e Drinorit do të jenë burim ngushëllimi dhe force për ta përballuar këtë dhimbje të madhe”, ka shkruar FFK-ja të enjten.

Teilen: