• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mbrëmje magjike në NBA, fitore të mëdha për Indiana dhe Atlanta

10/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Vetëm dy ndeshje, por shumë spektakël në mbrëmjen e NBA. Protagonist absolute Janis Antentokoumpo, që jetoi një triumf personal, por nuk arriti të evitojë humbjen e Miluokit.

Baks u mundën në transfertën e Indianas me dy pikë diferencë në rezultatin e përgjithshëm 126-124.

Por kjo nuk e pengoi basketbollistin grek të shpallej “Lojtari i Ndeshjes” falë shifrave mbreslënëse me 54 pikë të shënuara dhe 12 topa të kapur në tabelë. Pa Damien Lilard, që mungoi për shkak të një shqetësimi muskular, Antentokoumpo nuk mund të bënte më shumë për Baks, që zbresin në vendin e katërt të Konferencës së Lindjes me 5 fitore dhe 3 humbje në tetë ndeshjet e para të sezonit. Nga ana tjetër, heroi i Indiana ishte Tajris Halibarton, që iu afrua tre shifrave dopjo me 29 pikë, 10 asist dhe 6 topa të kapur në tabelë.

Një fitore të madhe dhe dramatike në transfetë siguroi Atalanta, që mundi me një pikë diferencë Orlando në shifrat përfundimtare 119-120.

Houks mbyllën në humbje periodën e tretë, mdërsa përmbysën shifrat në periodën e katërt, falë paraqitjes së shkëlqyer në Trei Jang. I papërmbajtshëm “plejmekëri”  që mbylli ndeshjen me 41 pikë, 8 asist dhe 4 ribaund. Me këtë sukses, Atlanta kap pikërisht Miluokin në renditjen e Konferencës së Lindjes, pas një serie të njëjtë me 5 fitore dhe 3 humbje në këtë sezon. / h.ll/abcnews.al

Next Post

Lojtari serb ftohet nga Zvicra për sfidën me Kosovën, “çmenden” mediat serbe

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.