• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Zymberi zbulon të ardhmen e trajnerit grek, Akis Vavalis

10/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi, ka konfirmuar se bordi drejtues i gjilanasve nuk po e mendon shkarkimin e trajnerit Akis Vavalis.

Drita vjen nga një ecuri jo e mirë e rezultateve në xhirot e fundit, duke pësuar dy humbje radhazi dhe duke arkëtuar vetëm një barazim.

Përkundër kësaj, te Drita janë të qetë sa i përket të ardhmes së trajnerit grek.

Siç ka thënë Zymberi, te Drita nuk po mendojnë asgjë tjetër, përveç rikthimit te rezultatet pozitive.

“Normal që nuk jemi të kënaqur me rezultatet por duhet të vazhdojmë. Nuk e kemi pritur këtë ecuri. Kemi pritur të rikthehemi me fitore nga loja kundër Ballkanit. Që nga dita e parë kur është emëruar trajneri Akis Vavalis është kritikuar në opinion. Nga ajo ditë është kjo tendencë. Nuk jemi duke menduar asgjë tjetër, përveç rikthimit në ecurinë pozitive” – tha drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi për lajmi.net.

Drita ka 22 pikë në pozitën e dytë, shtatë më pak se Ballkani lider./Lajmi.net/

Next Post

Po shkëlqen tek Leverkuseni, dy gjigantët e Premier Ligës piketojnë mesfushorin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.