Tuesday, 19. May 2026
Sport

Kosova publikon listën e futbollistëve për ndeshjen e muajit nëntor, mungon Rrahmani e Zhegrova

GS 10/11/2023 1 Min. Lesezeit

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e muajit nëntor.

Përzgjedhësi Primoz Gliha ka ftuar 23 futbollistë në grumbullimin e muajit nëntor, shkruan lajmi.net.

Mungesë e madhe për Kosovën është ajo e kapitenit, Amir Rrahmani dhe anësorit, Edon Zhegrova.

Kosova më 12 nëntor pret Izraelin në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, teksa më 18 nëntor luajnë në udhëtim te Zvicra.

“Dardanët” përmbyllin muajin nëntor me ndeshjen kundër Bjellorusisë në Prishtinë, më 21 nëntor./Lajmi.net/

Teilen: