• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Interi i ka objektivat e qartë”, Asllani: Punojmë për fundin, Lautaro flori

10/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

“Ka hyrë në lojë në mënyrë të shkëlqyer”, ishte deklarata e Simone Inzagit në fund të ndeshjes me Salcburgun dedikuar Kristjan Asllanit.jhk

Elbasanasi mori vendin e Hakan Çalhanoglusë në regji në minutën e 60-të kur rezultati ishte 0-0, një tjetër shenjë e besimit të trajnerit dhe Asllani nuk zhgënjeu. Përveç 30 minutave shumë të mira që konfirmuan rritjen e tij, mesfushori i Kombëtares flirtoi edhe me golin e parë zikaltër, që nuk po vjen ende. Pasi vlerësoi shokët e tij për gjithë ndihmën që po i japin në rritjen dhe përmirësimin e tij, 21-vjeçari ka folur për “Mediaset Infinity”, duke treguar jo vetëm emocionet e kualifikimit në fazën tjetër të Ligës së Kampioneve, por edhe mirënjohjen shokët e skuadrës dhe kapitenin Lautaro.

Interi e siguroi kualifikimin pas një ndeshjeje jo të lehtë ndaj Salcburgut…

Salcburgu është një ekip i fortë, ata na vunë në vështirësi. Është normale, ata po luanin edhe në shtëpi. Në pjesën e dytë ata ulën murin mbrojtës dhe ne bëmë mirë duke arritur të siguronim tri pikët e nevojshme për kualifikimin. Padyshim që një ndihmë e madhe janë gjithmonë edhe tifozët dhe përkrahja e vazhdueshme që na japin.

Organika është e gjerë…

Ne jemi një grup i fortë dhe duhet të vazhdojmë të punojmë kështu. Ne të rinjtë e kemi më të lehtë të punojmë në një grup të tillë. Të gjithë janë gati të ndihmojnë njëritjetrin dhe kjo na i lehtëson gjërat të gjithëve, ashtu si ka ndodhur me mua që jam përmirësuar falë shokëve të skuadrës.

Një mbiemër për Lautaron?

As unë nuk e di si mund ta quaj, ai është i jashtëzakonshëm brenda dhe jashtë fushës. Ai është një djalë flori, më ka ndihmuar edhe në momente të vështira. E falënderoj, jam i lumtur që skuadra ka një kapiten të tillë.

A do të arrijë Interi deri në fund në të gjitha kompeticionet?

Kushedi? Ne punojmë për këtë, pastaj do të shohim. Është normale që të gjithë duam të fitojmë, të gjithë do të arrijmë atje së bashku me tifozët. Objektivat janë të qartë.

NISLI GJINI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Ekipi kombëtar niset për Kosovë, por sulmohet në Izrael

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.