Villarreal ka shkarkuar trajnerin, Jose Rojo Martin vetëm dy muaj pasi mori detyrën.
55 -vjeçari, i njohur si “Pacheta”, iu bashkua Villarrealit në shtator pas largimit të Quique Setien, shkruan lajmi.net.
Villarreali ka pasur një fillim zhgënjyes të sezonit me tri fitore në 12 ndeshje dhe ndodhet në vendin e 13-të në renditje me 12 pikë.
“Pacheta” e udhëhoqi skuadrën vetëm në tetë ndeshje të La Liga-s, tre ndeshje të Ligës së Evropës dhe një përballje në Copa del Rey.
Ndeshja e tij e fundit në krye ishte një fitore dramatike 2-1 ndaj skuadrës izraelite Maccabi Haifa në Ligën e Evropës të enjten, e siguruar nga dy gola të vonuar.
Drejtori i Futbollit Miguel Angel Tena do të drejtojë ekipin kur ata të udhëtojnë drejt Atletico Madrid të dielën. /Lajmi.net/