• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Moggi ka dy fjalë për rikthimin e mundshëm të Ibrahimovicit te Milani

10/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Moggi: Rikthimi i Ibrahimovicit është zgjedhje e duhur e Milanit.

Luciano Moggi vlerësoi se Milani bëri zgjedhjen e duhur në planin për rikthimin e ish-lojtarit të tyre, Zlatan Ibrahimovic, me rol të ri në klub.

Ish-sulmuesi u pensionua nga futbolli në fund të sezonit të kaluar.

Milani ka qenë në kontakt të ngushtë me Ibrahimovicin gjatë javëve të fundit, duke punuar për ta rikthyer atë në klub në një rol në prapavijë, duke besuar se prania dhe puna e tij mund të jenë kyçe për të çuar përpara projektin nën drejtimin e Stefano Piolit, transmeton Gazeta Express.

Duke folur për “TvPlay”, Moggi fillimisht dha mendimet e tij për cilësitë e Ibrahimovic si person.

“E njoh Zlatanin, e pashë atë praktikisht si djalë, por kur e takova, pata menjëherë ndjenjën se ai kishte gjëra të tilla që mund ta çonin larg, por jo vetëm si lojtar, por si burrë. Ai është karizmatik, nuk i mungon asgjë për të qenë një menaxher i madh. Unë e shoh atë jo vetëm të mirë, por shumë të mirë në këtë rol”, tha fillimisht ai.

Ish-drejtori i Juventusit më pas diskutoi punën e Milanit për të rikthyer Ibrahimovicin dhe rolin që ai mund të kishte përkrah trajnerit Pioli.

“Unë nuk di asgjë për këtë, por nëse Milani mendoi që ai të plotësonte një rol që ndoshta nuk ekziston tani, mendoj se është zgjedhja e duhur, e matur dhe gjithashtu perfekte. Zlatan është një djalë i jashtëzakonshëm, një njeri i jashtëzakonshëm, vetëm shikoni karrierën që ka pasur dhe ku ka shkuar. Ai ka përvoja që pakkush i ka, ka karizëm dhe ka pasur mundësinë të ketë në krah një person të jashtëzakonshëm si Mino”, deklaroi Moggi.

Sa i përket idesë së Milanit për rikthimin e ish-reprezentuesit suedez, ende nuk ka asgjë zyrtare.

Next Post

Mungon në sfidat e nëntorit, Mihaj i jep kurajo skuadrës: E di që shokët do të japin gjithçka në fushë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.