Tuesday, 19. May 2026
Sport

VIDEO/ Tripletë golash dhe 1 asist, Benzema i papërmbajtshëm në kampionat

GS 10/11/2023 1 Min. Lesezeit

Karim Benzema nuk ka të ndalur. Bomberi francez realizoi mbrëmjen e sotme 3 gola në triumfin 4-2 që skuadra e tij Al Itihad regjistroi në shtëpi ndaj Abha-s. Gjithashtu 35-vjeçari, asistoi edhe te goli i dytë i shënuar nga Koronado në minutën e 54-t.

BENZEMA 

Benzema tundi rrjetën fillimisht në minutën e 38-të me penallti, ndërkohë që kompletoi tripletën në minutën 67 dhe 69. 

Teksa janë luajtur 13 javë në elitën e futbollit në Arabinë Saudite, Benzema ka arritur të shënojë 8 gola dhe 4 asist. Renditja e golashënuesve momentalisht kryesohet nga Kristiano Ronaldo me 12 realizime dhe 7 asist, ndërkohë që në vendin e dytë ndodhet serbi Mitroviç me 10 gola dhe 2 asiste.  

GOLI I PARË I KARIM BENZEMA: VIDEO

GOLI I DYTË I KARIM BENZEMA: VIDEO

GOLI I TRETË I KARIM BENZEMA: VIDEO

PANORAMASPORT.AL

Teilen: