Lecce ka arritur që ta ndal Milanin në kuadër të xhiros së 12-të të Serie A me rezultat 2:2.
Protagonist ishte edhe mesfushori Ylber Ramadani i cili e nisi ndeshjen nga Minuta e parë.
Olivier Giroud dhe Tijjani Reijnders shënuan për t’ia dhënë Milanit një epërsi 2:0 në pjesën e parë.
Por, Lecce nuk u pajtua me humbjen dhe riktheu rezultatin në pjesën e dytë.
Nicola Sansone shënoi në minutën e 66-të e më pas Lameck Banda në minutën e 70-të shënoi për 2:2.
Fare në fund, në minutën e 94-t, Lecce gjeti golin përmes Roberto Piccolit. Por pas rishikimit të VAR-it, goli i anulua për ndërhyrje të palejuar.
Një minutë më herët me të kuq u përjashtua Olivier Giroud.
Milani tani i ka 23 pikë në vendin e tretë. Lecce është e 13-ta me 14 pikë. /Lajmi.net/