Leçe e ka mbyllur me një barazim 2-2 ndeshjen e sotme ndaj Milanit, por për skuadrën e Ylber Ramadanit, kjo kishte shijen e humbjes edhe pse në një moment e panë veten më disavantazhin 0-2.
Shkak u bë një gol që iu anulua në minutat shtesë Pikolit, pasi u konstatua se para se të gjuante topin për rezultatain 3-2, kishte shkelur në këmbë Çau. Presidenti i Leçes, Saverio Stikhi Damiani, ka reaguar ashpër pas ndeshjes për “DAZN”, duke akuzuar për gjykim të qëllimshëm në dëm të ekipit të tij.
“Fundi ishte një përrallë, një magji që kishim ndërtuar me shumë mund, e shkatërruar nga një përdorim i VAR-it që po bëhet djallëzor. Është diçka që e kam thënë prej kohësh, nëse përdoret VAR-i për të ndarë më dysh një fije floku, duhet bërë ndaj Leçes, por edhe të tjerëve.
Kështu është djallëzor. Çau pëson një gjysmë shkelje dhe çohet në këmbë menjëherë, asnjë lojtar i Milanit nuk proteston. Nga tani e tutje, në çdo gol të kërkuar do kërkojmë një shkelje, që ta anulojmë. Në fund të fundit, një shkelje këmbe gjendet gjithmonë.
Unë flas për rregulla, nëse kërkohet një detaj minimal, atëherë gjendet. Në disa ndeshje një episod as nuk shihet nga VAR-i dhe në një tjetër një episod i tillë autorizon VAR-in që të shkatërrojë një përrallë futbolli. Klubi ynë bën futboll vetëm për pasion, nuk bëjmë biznes, kështu rrezikohet që të shkatërrohet e bukura e këtij sport.
Sot, një gjuajtje prej 35 metrash që të mundëson të përmbysësh rezultatin e Milanit, shkatërrohet nga një përdorim i tillë i VAR-it. Nga sot e tutje, në çdo gol të pësuar nga Leçe, do të kërkojmë një shkelje këmbe, edhe minimale”, tha ai i inatosur,.
SHIH VIDEON E GOLIT
PANORAMASPORT.AL