Tuesday, 19. May 2026
Sport

Juventusi me hap kampioni

GS 11/11/2023 1 Min. Lesezeit

Pesë fitore radhazi për Juventusin në Serinë A, gjashtë në shtatë ndeshjet e fundit. Skuadra bardhezi merr kryesimin (qoftë përkohësisht) e kampionatit italian falë suksesit 2-1 përballë Cagliarit në “Allianz Stadium”.

Një përballje që u vendos në pjesën e dytë, pasi një 45-minutëshi të parë të ekuilibruar, pa shumë raste në portat respektive.

Takimin e zhbllokoi Bremer në minutën e 60-të, pas një asisti të marrë nga Kostiq.

Dossenna, i shërbyer nga Jankto, shkurtoi diferencën në 2-1 në të 75-tën, por ky rezultati mbeti në fuqi deri në vërshëllimën e trefishtë të kryesorit.

Juventusi me këtë fitore ngjitet i pari në kuotën 29 pikëve, një më shumë se Interi, që pret këtë të diel Frosinonen.

Teilen: