Tuesday, 19. May 2026
Sport

Besnik Hasi debuton me fitore

GS 11/11/2023 1 Min. Lesezeit

Aventura te skuadra e Meshelen ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për trajnerin shqiptar, Besnik Hasi, i cili debutoi me fitore 1:0 mbrëmjen e sotme në duelin ndaj Çarleroit.  

Skuadra e ish-futbollistit të Kombëtares, kishte plot 8 ndeshje radhazi që nuk fitonte, teksa më emërimin e Hasit në krye të verdhekuqve, situata duket se ndryshoi, me Meshelen që siguroi 3 pikë të arta mbrëmjen e sotme.  

51-vjeçari nga Gjakova, u rikthye të drejtonte në elitën e futbollit belg, pas aventurës së mëparshme tek Anderleht në sezonet 2014-2016. 

Gjatë karrierës së tij si trajner, Hasi gjithashtu ka drejtuar edhe klube të tjera të rëndësishme si Legia Varshavë, Olimpiakos, Al Raed, Al Ahli dhe së fundmi Meshelen.

Teilen: