Tuesday, 19. May 2026
Sport

Fusha e stadiumit shndërrohet “ në pishinë” gjatë ndeshjes Kosovë – Izrael

GS 12/11/2023 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Kosovës po ndeshet sonte me Izraelin në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Gjendja e fushës duket e rëndë për shkak të reshjeve të shumta të shiut, shkruan lajmi.net.

Ndeshja do të luhet nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Fitorja e parë e “Dardanëve” muajin e kaluar ndaj Andorrës i la matematikisht me shpresa për kualifikim historik, megjithatë një gjë e tillë është larg e arritshme.

Aktualisht, Kosova gjendet në vendin e katërt me shtatë pikë, katër më pak se Izraeli, që është i treti në Grupin I, që gjithashtu e ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Lajmi.net/

Teilen: