25 minuta lojë, s’ka ndryshim rezultati mes Kosovës e Izraelit.
Rezultati ndërmjet Kosovës dhe Izraelit mbetet ai i fillimit, 0-0, përkundër se tashmë kanë kaluar 25 minuta lojë në “Fadil Vokrri”.
Asnjëra skuadër deri më tani nuk e ka rrezikuar portën kundërshtare, kjo edhe për shkak të gjendjes së rënduar të fushës që po e pengon qarkullimit e topit në mënyrën më të mirë të mundshme.
Kjo sfidë është e vlefshme për grupin I të kualufikimeve për në Kampionatin Evropian që zhvillohet vitin e ardhshëm në Gjermani.